Juventusi në finale, Monaco e pafuqishme

Futboll

Juventusi në finale, Monaco e pafuqishme

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 maj 2017 Në ora: 20:52
Me 3 qershor në Cardiff do të luhet finalja, kur Juventusi do ta presë Real Madridin apo Atletico Madridin, gjithçka do të dihen nesër mbrëma.

Juventusi me plotë meritë është kualifikuar në finalen e Champions League. Kampioni i Italisë triumfoi me rezultat 2:1 kundër liderit të Francës, Monaco-s, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League.

Juventusi sfidën e parë e mposhti me 2:0 Monacon dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1 u kualifikuan. Monaco tregoi angazhim maksimal, por ka qenë e pafuqishme që të përmbysë humbjen e sfidës së parë në fushë të saj, ndërsa në Torino nuk kishte forcë që të bëjë mrekulli përballë Juves jashtëzakonisht të mirë sidomos që njihet me mbrojtjen me të fortë në botë.

Në minutën e 33-të, Mandzukic nga afërsia shënoi për 1:0 në favor të Juves, ndërsa një minutë pa mbaruar pjesa e parë, Dani Alves nga rreth 20 metra thelloi epërsinë në 2:0. Monaco pas shumë përpjekjeve shënuan përmes sulmuesit Kylian Mbappe pikërisht në minutën e 69-të dhe ngushtuan humbjen në 2:1. 

Me 3 qershor në Cardiff do të luhet finalja, kur Juventusi do ta presë Real Madridin apo Atletico Madridin, gjithçka do të dihen nesër mbrëma.

Juventusi-Monaco 2:1

Stadiumi "Juventus Stadium", Torino.

Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).

Shënues: Mandzukic (33'), Alves (44') - Mbappe (69').

Kartonat e verdhë: Bonucci, Mandzukic - Mendy, Falcao.

Juventusi: Buffon, Barzagli (Benatia 85'), Bonucci, Chiellini, Alves, Pjaniç, Khedira, Alex Sandro, Dybala (Cuadrado 54'),

Mandzukic dhe Higuain.

Monaco: Shubasiç, Raggi, Glik, Jemerson, Sidibe, Mendy (Fabinho 54'), Bakayoko (Germain 78'), Moutinho, Silva (Lemar 69'), Falcao dhe Mbappe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat