Dybala: E admiroja teknikën e Zidanes

Futboll

Dybala: E admiroja teknikën e Zidanes

Më: 12 maj 2017 Në ora: 11:45
Dybala

Më 3 qershor Zinedine Zidane do të jetë kundërshtari i Juventus-it në finalen e Champions League-s, por si bardhezi Zizou ka shkruar faqe të rëndësishme të karrierës së tij si futbollist. Me fanellën numër 21, ajo që sot është e Paulo Dybala-s.

Ky i fundit ka folur për “Sky Sport 24”: “Edhe Zidane ka veshur fanellën me numër 21 të Juventus-it. Do të më pëlqente të luaja me të, të gjithë i njihnim cilësitë e tij. E admiroja teknikën e tij, mënyrën se si lëvizte në fushë, si i driblonte kundërshtarët, i bënte gjërat me shumë thjeshtësi dhe gjithçka dukej shumë e lehtë. Të gjithë e kanë parë se cfarë lojtari ka qenë, tani po tregon se është një trajner i zoti”, u shpreh sulmuesi argjentians. Ndërkohë të dielën është sfida me Roma-n e Francesco Totti-t, një tjetër emër i mad hi futbollit italian për të cilin argjentinasi ndjen admirim. “Të përballesh me Roma-n dhe Totti-n është gjithmonë e vështirë, sepse ka lojtarë të mëdhenj, jo vetëm atë dhe shpresoj që ta përshëndes nëse do ta kem afër”.

Pak javë më parë ylli bardhezi ka pranuar sfidën e legjendës së “Zonjës së Vjetër” Alessandro Del Piero. “Sfida e goditjeve të dënimit në fund të sezonit? Po unë dhe Alex kemi folur, e dimë se për fat të mirë duheh të presim pas 3 qershorit. Në portë do të jetë Gigi, dhe do të jetë padiskutim një eksperiencë e bukur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat