Lojtarët kidnapojnë Conten

Futboll

Lojtarët kidnapojnë Conten

Më: 14 maj 2017 Në ora: 10:51
Pamje nga videoja

Antonio Conte ka arritur që në edicionin e parë me Chelsean të fitojë titullin e Premielrigës

Trajneri italian, Antonio Conte e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij ën Chelsea, me të cilën skuadër që në edicionin e parë fitoi Premierligën.

Ai pas ndeshjes ishte duke dhënë konferencë për media, duke folur për suksesin e skuadrës, por ishte vonuar shumë.

Kjo pasi David Luiz dhe Diego Costa kanë hyrë në konferencën për media, ku kanë kidnapuar Conten, duke i lënë gazetarët të vetëm.

Ata u kanë thënë gazetarëve se kjo ishte e gjitha për sot, duke shkuar pastaj për të festuar me pjesën tjetër të skuadrës.

“Diego Costa dhe David Luiz kidnapuan Antonio Conten në mes të konferencës për media”, kishte shkruar me shaka faqja zyrtare e Chelseat në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat