Kollari: Të paraqitemi sa më mirë

Futboll

Kollari: Të paraqitemi sa më mirë

Më: 21 maj 2017 Në ora: 13:47
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja e Kosovës U-17 pasi është vendosur në Resortin Hotel Beaffy, paradite ka mbajtur takimin e parë e ku përzgjedhësi Besnik Kollari i njohu futbollistët e rinj, për rëndësinë e këtij turneu si dhe për mënyrën e paraqitjes së ekipit kombëtar. “Për ne ky turne është mjaft domethënës dhe këtu jemi me ekipin më të mirë të mundshëm. Ka vend dhe hapësirë edhe për të tjerë, por në këto rrethana kjo është përbërja. Duhet që të paraqitemi sa më mirë, të tregojmë cilësi, frymë sportive, angazhim maksimal duke kryer me përpikëri detyrat tona dhe ju t’i zbatoni ato në fushë”, ka theksuar Kollari para futbollistëve.

Pasdite futbollistët e Kombëtares U-17 mbajtën seancën e parë  stërvitore, ku shtabi  teknik punoi në skemat e ndryshme të lojës, për një kundërvënie sa më të mirë dhe të suksesshme Kombëtares së Danimarkës në ndeshjen e sotme e cila zhvillohet në orën 18.30 sipas kohës lokale në stadiumin “Ballina”. Sipas mjekut të Kombëtares dr. Murat Berisha gjendja shëndetësore e futbollistëve është e mirë. Stërvitjet i ndoqën anëtari i KE të FFK-së, Iljaz Mjaku, drejtori i ekipeve kombëtare, Artan Govori dhe drejtori teknik Michael Ness. Pas përfundimit të stërvitjeve morëm mendimet e përzgjedhësit Besnik Kollari dhe disa prej futbollistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat