Kollari pas ndeshjes me Danimarkën: Na presin ndeshje të vështira

Futboll

Kollari pas ndeshjes me Danimarkën: Na presin ndeshje të vështira

Më: 22 maj 2017 Në ora: 11:27
Kombëtarja e Kosovës U-17

Në hapje të  Turneut ndërkombëtar U-17 Develompent  i organizuar nga UEFA,  Kombëtarja e Kosovës U-17 është ballafaquar me Kombëtaren e Danimarkës, të cilën e ka mposhtur me rezultat 5:4, pas ekzekutimit të penalltive. Pjesa e parë u përmbyll me rezultat të barabartë pa gola edhe pse Kosova pati dy raste shënimi, ndërsa danezët kishin një mbizotërim më të madh. Në pjesën e dytë Danimarka radhitë sulmet dhe në minutën e 48-të godet tërthorësen e Loxhës. Futbollistët e Kombëtares së Kosovës konsolidojnë radhët, por në minutën e 56-të danezët shënojnë golin e epërsisë përmes Pedersenit.  Për disa minuta sikur u dorëzuan futbollistët e Kosovës, por shumë shpjet e marrin veten dhe në minutën e 72-të përmes Florian Hysenit barazojnë rezultatin në 1:1.  

Në vazhdim danezët sulmojnë parreshtur dhe gol të sigurt eviton me një mbrojtje efikase Auron Loxha që sot ishte vërtet i pamposhtur. Nga minuta e 37-të dhe pesë minuta të lojës shtesë Kosova luan me 10 lojtarë pasi që përjashtohet nga loja Edin Hyseni, që sipas një rregulli të turneut futbollisti për shkak të disa ndërhyrjeve përjashtohet për 8 minuta, me të drejt kthimi në ndeshje. Kështu, Edini kthehet në lojë një minutë pa përfunduar ndeshja e cila u përmbyllë me rezultat të barabartë 1:1, ndërsa sipas propozicioneve të turneut duhej të kryheshin gjuajtjet nga pika e bardhë për t’u përcaktuar fituesi, e ku futbollistët e Kombëtares së Kosovës u treguan më të përqendruar dhe më të saktë dhe fituan ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 5:4. Ndeshjen e radhës Kombëtarja e Kosovës U-17 e zhvillon të martën kundër Republikës së Irlandës.

Besnik Kollari, përzgjedhës, ka thënë: “E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë, ku danezët shprehen përvojën e tyre, por futbollistët tanë luftuan si luanë dhe u angazhuan maksimalisht dhe kjo rezultoi me fitore. Unë i përgëzoj futbollistët për angazhim të jashtëzakonshëm. Danezët patën edhe një shtyllë sikur edhe një rast të qind për qindtë por portieri ynë Loxha ishte në vendin e duhur. Na presin ndeshje të vështira, por ne do të luajmë me një  vullnet dhe angazhim të madh për një paraqitje sa më të mirë dhe rezultate pozitive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat