Shkëndija kampione në 6 kategori te liga e fëmijëve

Futboll

Shkëndija kampione në 6 kategori te liga e fëmijëve

Më: 23 maj 2017 Në ora: 12:24
Të rinjtë e Shkëndijes

Shkëndija e Tetovës apo shpresat “kuqezi” dalin kampionë në gjashtë kategori të Ligës së Fëmijëve, ndërsa dy gjenerata ndalen në vendin e dytë. Shkëndija len pas një vit shumë të suksesshëm në kategoritë e reja që garojnë në Ligën e futbollit për fëmijë.

Shkolla e futbollit që mbikëqyret nga koordinatori Festim Ademi numëron 12-të kategori, prej të cilave 4 garojnë në Super Ligë, ndërsa 8-të në Ligën e Fëmijëve. Nga 8-të gjenerata futbollistësh të lindur nga viti 2002 deri në 2009, 6-të prej tyre përfundojnë sezonin në vendin e parë, ndërsa dy prej tyre ndalen në vendin e dytë. Koordinatori i Shkëndijës për grupmoshat në Ligën e Fëmijëve, Husein Kadriu këtë vit ka punuar me dy gjeneratat më të reja në skuadrën “kuqezi” U8 dhe U9, duke fituar një vend të parë dhe një të dytë.

Më të vegjëlit, të lindur në vitin 2009 dolën kampion në kategorinë e tyre, ndërsa ata të vitit 2008 u ndalën në pozitën e dytë.  Vendi i dytë i ka takuar edhe gjeneratës U 10 (2007) që udhëhiqen nga Elbasan Munishi.

Bashkim Arifi del kampion me dy gjenerata, atë të vitit 2006 (U11), si dhe U 13 që përbëhet me fëmijë të lindur në vitin 2004. Kampion ka dalë edhe gjenerata U 12 (2005) që udhëhiqet nga trajneri Burhan Emrullai, njëjtë si U14 me Zeni Arifin dhe U 15 e drejtuar nga Ejup Sulejmani.

Këto arritje janë shpërblim për punën e mirë që bëhet me kategoritë e reja dhe premtim se në të ardhmen nga këto grupmosha mund të pritet rritja e talentave që do të bëhen bartës të lojës së ekipit të parë “kuqezi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat