Starton kampionati “Neymar Jr’ Five”

Futboll

Starton kampionati “Neymar Jr’ Five”

Më: 27 maj 2017 Në ora: 02:28
ilustrim

Këtë të premte në Tiranë filloi kampionati i futbollit, Neymar Jr’ Five. Një turne i shtrirë në 6 kontinente dhe më shumë se 50 shtete ku skuadra me pesë lojtarë garojnë në ndeshje 10 minutëshe në bazë të disa rregullave të vecanta, ku një ekip sa herë që shënon një gol, ekipi kundërshtar humbet një futbollist. Elementë këto që e bëjnë lojën më dinamike por dhe unike. Aktiviteti në kryeqytetin shqiptar, startoi në fushat e parkut të liqenit, ku 12 skuadra u sfiduan për 3 vendet e para për finalet që do të zhvillohen po në kryeqytet me 17 qershor, për të nxjerrë kampionin e Shqipërisë që do të udhëtojë më pas në Brazil, për finalet Botërore të programuara për datën 8 korrik. Në ditën e parë të aktivitetit  morën pjesë 12 skuadra në total, të ndara në 3 grupe me nga katër ekipi. Në grupin e parë me pikë të plota u kualifikua ekipi i Neë Team, ndërsa në grupin e dytë e fitoi Kamza po me nëntë pikë të plota. Nga grupi i 3-të ekipi që kaloi në 16-tëshe ishte ai i Guerrilsave që gjithashtu grumbulloi pikët e plota

Ndërkohë në ditët në vazhdim programi i turneut vazhdon me datën 29 maj në fushat e minifutbollit të Akuadromit, më 1 qershor te fushat sportive të Ali Demit dhe më 5 qershor te kompleksi sportiv “Loku”, ndërsa janë programuar dhe turnetë e Vlorës i datës 6 qershor dhe ai i Korcës më 8 qershor, që do të kompletojnë tablonë e skuadrave që do të luajnë në finalet e Tiranës me datë 17 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat