Nikaj: Djemtë e Flamurtarit treguan shpirt luftarak

Futboll

Nikaj: Djemtë e Flamurtarit treguan shpirt luftarak

Nga: Kemajl Goca Më: 29 maj 2017 Në ora: 10:21
Nikaj me bashkëpunëtorët e tij

Flamurtari nga Prishtina është kampion i Ligës së Parë të Kosovës. Flamurtari dhe Vëllaznimi nga Gjakova përfunduan me pikë baras (68 pikë), por në saje të rezultatit të ndërsjellë më të mirë që ka ekipi nga kryeqyteti, edhe përfundoi në pozitën e parë. Te Flamurtari dhe Vëllaznimi festë, pasi që iu kthyen elitës. Trajneri i Flamurtarit, Samuel Nikaj, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se e merituam të rikthehen në shoqërinë e më të mirëve.  Ku ishte arma më e fortë e këtij suksesit? “Ka pasur shumë faktorë, në një: kryetari Imer Ademi që na ka plotësuar kushtet financiare.

2. Drejtori Agim Hasani që na ka mundësuar një fond shumë të mirë lojtarësh. 3. Stafi jem profesional dhe i palodhur Naim Pefqeli, Artan Bytyçi, Naser Prapashtica. 4. Lojtarët më me zemër që me kanë pa sytë në veçanti kapiteni Fidan Hasani një zemër luan. Ajo që na veçoj nga ekipet e tjera shpirti luftarak që i shkon përshtati një Flamurtari”, ka thënë Nikaj. A e sheh një Flamurtar edhe më të fortë në elitë dhe cilat janë planet tani e tutje? “Të them të drejtën, moralisht dhe shpirtërisht Flamurtari do të jetë zgjedhje e parë në qoftë se ka një projekt ambicioz, në të kundërtën do të shqyrtoj ofertat, sepse sinjale kam nga dy ekipe: një nga Shqipëria dhe një nga Kosova”, ka thënë Nikaj.

Ndërkaq, në barazh për mbetje në Ligën e Parë do të luajnë Ulpiana dhe Rahoveci, pasi Ramiz Sadiku dhe Ballkani shënuan fitore dhe i shpëtuan barazhit, derisa Kosova (P) do t’i fitojë tri pikë në tavolinë pasi Deçani nuk u paraqit fare në fushë për ta zhvilluar ndeshjen kundër skuadrës prishtinase.

Liga e Parë

Fushë Kosova-2 Korriku 0:3

KEK-u-Flamurtari          1:2

Istogu-Ramiz Sadiku    1:2

Ballkani-Vushtrria        3:2

Dukagjini-Vitia    4:3

Vllaznia-Ulpiana 0:3

Rahoveci-Vëllaznimi    1:2

Deçani-Kosova (P)        nuk u zhvillua

Tabela

1.Flamurtari        30     21     5       4       68

2. Vëllaznimi       30     21     5       4       68

3. Dukagjini         30     15     7       8       52

4. Vllaznia  30     15     7       8       52

5. 2 Korriku         30     12     11     7       47

6. Vushtrria         30     13     6       11     45

7. Fushë Kosova  30     12     6       12     42

8. Vitia       30     10     11     9       41

9. KEK-u     30     11     7       12     40

10. Ballkani         30     9       8       13     35

11. Ramiz Sadiku         30     10     5       15     35

12. Kosova (P)     30     10     4       16     34

13. Ulpiana         30     8       8       14     32

14. Rahoveci       30     8       6       16     30

15. Istogu  30     6       7       17     25

16. Deçani 30     4       7       19     19

Flamurtari e Vëllaznimi ngjiten në elitë, në barazh luajnë Vllaznia e Pozhoranit dhe Dukagjini i Klinës. Për mbetje në ligë luajnë në barazh: Ulpiana e Lypjanit dhe Rahoveci, nga liga largohen: Istogu e Deçani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat