Casillasi me Buffonin

Futboll

Casillasi me Buffonin

Më: 30 maj 2017 Në ora: 12:54
Casillas
Portieri i Portos, Iker Casillas ka thënë në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka pohuar se “Buffon e meriton këtë Champions, por unë do të mbështes Real Madridin”. Portieri spanjoll i Portos dha vizionin e tij për finalen e së shtunës:
“Zemra ime më thotë se Buffon e meriton ta fitojë Ligën e Kampionëve, por unë do të mbështes Real Madridin. Karriera sportive e Buffon nuk e meriton të mbyllet pa fituar Champions-in. Ai ka zhvilluar një sezon të madh. Edhe pse 39 vjeç, Buffon ka treguar se ende mund të jetë një portier i madh. E ardhmja është e portierëve si Donnarumma. Nuk ka tjetër si ai”. 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat