Ronaldo: Si fitohet një finale?

Futboll

Ronaldo: Si fitohet një finale?

Më: 31 maj 2017 Në ora: 13:02
Ronaldo

Modestia nuk është virtyt përtë cilin shquhet Cristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez, në një dalje publike para finales së Championsit ndaj Juventusit theksoi se Reali i Madridit është skuadër më e fortë se bardhezinjtë, ndaj meriton ta fitojë këtë trofe.

“Duhet të jemi të përulur, por të mos e ekzagjerojmë. Kemi një rast të artë për triumfin e dyfishtë dhe shpresojmë të fitojmë. Juventusi është një skuadër e madhe, por besoj se ne jemi më të fortë se ata.”

“Ndihem shumë mirë fizikisht, madje më në formë se zonet e kaluara pasi po kaloj një periudhë shumë të mirë. Kam luajtur më pak gjatë këtij sezoni, megjithatë kam më shumë minuta se të gjithë lojtarët e tjerë të Realit. Kjo është meritë e trajnerit Zidane, që ka ditur të ekonomizojë forcat, por edhe e shokëve të mi të skuadrës”. Ëndrra e Ronaldos është të fitojë Championsin e katërt në karrierë dhe të dytin radhazi për Los Blancos. “Si fitohet një finale? Duke shënuar dhe vuajtur në fushë. Fakti që kemi mundur ta fitojmë kampionatin na jep më shumë qetësi. Tani duam të shkruajmë historinë duke e fituar dy herë radhazi Championsin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat