Valverde: Dëshiroj një Barcelonë më të madhe

Futboll

Valverde: Dëshiroj një Barcelonë më të madhe

Më: 31 maj 2017 Në ora: 21:46
Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde

Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thënë sot se dëshiron një klub akoma më të madh nga sa është tani.

“Kam kaluar një kohë të madhe si lojtar”, theksoi ish-trajneri i Athetic Bilbao, i cili ishte lojtar i Barcelonës gjatë periudhës 1988 – 1990.

“Dhe kjo është sinifikative, perse jam te Barcelona. Është një privilegj që jam këtu dhe jam me shumë fat që klubi ka menduar për mua dhe më beri këtë ofertë. E kam pritur këtë gjë më shumë entuziazëm”, u shpreh Valverde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat