Brenda javës Hasi me ekip të re?

Futboll

Brenda javës Hasi me ekip të re?

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 11:16
Besnik Hasi

Trajneri shqiptar, Besnik Hasi së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re. Pas shkarkimit nga skuadra polake Legia Varshava, Hasi ka mbetur trajner i lirë dhe ka refuzuar disa ekipe kryesisht nga Belgjika.

Por duket se oferta e duhur ka ardhur nga Greqia për ish-mesfushorin gjakovar.

Gjiganti grek Olympiacos pritet të jetë skuadra e ardhshme e Hasit dhe për këtë mediat në Greqi janë të bindura. Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka ndjekur finalen e Champions League në Cardiff së bashku me drejtorin sportiv të gjigantit grek.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet brenda javës. Bëhet e ditur se Hasi do të nënshkruajë kontratë trivjeçare.

Hasi më parë është kërkuar edhe nga dy skuadrat greke, Gent dhe Royal Antwerp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat