Kika në Ligën e Parë

Futboll

Kika në Ligën e Parë

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 19:28
KF Kika

Skuadra e Kikës nga Hogoshti nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë. Skuadra që deri më tash bëri gara në Ligën e Dytë biletën për t’u ngjitur në një rang më të lartë të garave e mori në këtë sfidë, pasi në ndeshjen e barazhit e mposhti Ulpianën, skuadër kjo që deri tash garoi në Ligën e Parë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll pa gola, derisa në serinë maratonike të penalltive Kika fitoi 10:9.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat