Humbja në skenar të përzgjedhësit Albert Bunjaku

Futboll

Humbja në skenar të përzgjedhësit Albert Bunjaku

Nga: Fetah Veliu Më: 12 qershor 2017 Në ora: 11:49
Fetah Veliu

Debate

Një organizim dhe menaxhim para ndeshjes jo shumë me përmasa të entuziazmit dhe motivimit të lojtarëve për të hyrë në një ndeshje të madhe të përfaqësimit të lartë shtetëror! Të prezantimit të anomalive në krijim të skuadrës së kompozuar, pas shumë ndërrimeve në strukturë të lojtarëve nga ndeshja në ndeshje dhe me esencialja pa një organik të modelit të njohur për përformancën e skuadrës në lojë, të një mos ekuilibri, administrimi dhe fluiditetit të një rrjedhe të mirë të ndërtimit, organizimit dhe finalizimit të lojës. Lojtarët të pamotivuar, të frustruar dhe pa orientim në organizim të lojës, pa drejtim, pa skenar dhe mbi gjithash të çakorduar në ekuilibër dhe në transformim të pozicioneve në fazat e lojës. Frustrimi në përqendrim, në procesin psikologjik të zbatimit të detyrave dhe më shumë eksperimente dhe skenare të cilat ende as për futbollistët edhe as për njohësit e futbollit nuk mund të përcaktohet identiteti i formatit të lojtarëve e as të modelit të lojës. Në lojën e përfaqësueses sonë kundrejtë kombëtares turke, gjithçka mund të vërehet në aspektin e moskoordinimit në mes të lojtarëve në lojë, por kurrsesi natyrën, modelin dhe rrjedhën e organikës së lojës.

Këtë mund ta dijë vetëm përzgjedhësi Bunjaki me skenarin e tij të lojës regresive, pa organik dhe rezultat pozitiv dhe në kontinuitet të gabimeve amatoreske!!! Kush ia banë argatin e mirë kësaj përfaqësuese dhe këtyre djelmoshave të artë të cilit, janë të gatshëm të flijohen për përfaqësimin dinjitoz kombëtar, përzgjedhësi Bunjaku, apo në të cilët në vazhdimësi kemi prezantuar mangësitë në komponim të strukturës adekuate të lojtarëve përfaqësuese dhe të një organizimi dhe menaxhimi të duhur të këtij grupi të artë të lojtarëve! Gjykoni drejtë, kush kënd është duke e manipuluar dhe dëmtuar në aspektin profesional dhe të përfaqësimit, ata të cilët janë të emëruar për të bërë një detyrë të madhe dhe kruciale për të ardhmen e përfaqësueses dhe prezantimit shtetërore, apo ne dhe të gjithë ata të tjerët të cilët e paraqesin realiteti me argumente dhe nuk e duan këtë përulje dhe poshtërim përfaqësues të futbollit kosovar, e arenën ndërkombëtare!!!

Autori është trajner i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat