Bordi i FFK-së, “nuk guxon” ta shkarkojë Bunjakin!

Futboll

Bordi i FFK-së, “nuk guxon” ta shkarkojë Bunjakin!

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 15 qershor 2017 Në ora: 19:31
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Kur i tërë opinioni futbolldashës, është ngritur në këmbë dhe kërkon shkarkimin e përzgjedhësit Albert Bunjaki, për çudi prijësit dhe bordi i FFK-së, hesht! Kjo heshtje e prijësve të FFK-së, sikur i jep mundësi Bunjakit të “arsyetoj” dështimin e tij, por arsyetimet e Bunjakit të pakuptimta dhe jo bindëse për opinionin, veç sa ia rrisin mllefin, irritimin dhe pakënaqësinë në një anë, kurse në anën tjetër po fitohet përshtypja se prijësit e federatës dhe bordi “nuk guxojnë” ta shkarkojnë Bunjakin. Heshtja nga i pari i FFK-së dhe bordi, mund të ketë dy kuptime: pritja edhe disa ditë gjer sa të ftohet opinioni dhe dalëngadalë kjo çështje të shkon në harresë (ashtu siç po ndodhë më skandalet e trukimeve), dhe e dyta; të bën të dyshosh se marrëveshja e të parit të federatës dhe përzgjedhësit, përmban ndonjë sekret që me shkarkimin e tij do dilte apo do dilnin shumë gjëra që do shokonin opinionin futbolldashës të Kosovës.

Deklarimet e Bunjakit me aq vendosmëri se do vazhdojë të mbetet në postin e përzgjedhësit gjer pas vitit 2020, dhe mos reflektimi i zyrtarëve të FFK-së, lë të dyshohet se këtu diçka e madhe po zihet. Hiq me larg se xhiron e kaluar të kualifikimeve për KB Rusia 2018, pas humbjes së kombëtares së Holandës nga ajo e Bullgarisë, menjëherë të nesërmen shkarkohet selektori Blind, shkaku i rezultateve të dobëta. A thua se njerëzit si i pari i FFK-së dhe bordi i kësaj federate, vetë përzgjedhësi dhe një pakicë shumë e vogël e përkrahësve të tyre, po e bëjnë Kosovën Suie Generis.

Po mos të i lidhte ndonjë sekret, të parin e federatës dhe përzgjedhësin, atëherë shkarkimi i tij është dashtë të ndodhë shumë më herët. Pse zyrtaret e federatës nuk dalin dhe ta arsyetojnë (nëse kanë arsye të fortë) qëndrimin e Bunjakit në krye të përfaqësueses edhe për aq kohë sa thotë përzgjedhësi vet (kjo i bie se ai vendos vet se sa do të qëndrojë në këtë post), apo ta shkarkojnë me arsyen e dështimit total dhe rezultateve katastrofale (bazuar në potencialin e futbollistëve që kemi). Mos reflektimi nga krerët dhe bordi i federatës në një anë dhe deklarimet këmbëngulëse të përzgjedhësit Bunjaki për qëndrimin e tij në këtë post edhe për ca vite, lë hapësirë të besohet se Bunjaki qenka mbi federatën, mbi vetë krerët dhe bordi i federatës. Nga e gjitha kjo, po del ashtu si është thënë që sa e sa vite se, disa individ federatën po e çmojnë si pronë private të tyre, por edhe mbi këta individë tash po na del përzgjedhësi Bunjaki. Në fund do i paraqes disa emra e krahasimin le të bën opinioni dhe ekspertët; Bylbyl Sokoli, Ardian Kozniku, Besnik Hasi, Afrim Tovërlani, e shumë trajner tjerë të trofeshëm që ka Kosova.

Autori është ish-futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish-gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat