U përjashtua pas thyerjes diciplinore në Shqipëri, Megatalenti gjerman provon shansën e dytë

Futboll

U përjashtua pas thyerjes diciplinore në Shqipëri, Megatalenti gjerman provon shansën e dytë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 qershor 2017 Në ora: 11:20
Dy lojtarët të cilët ishin pjesë edhe e akademisë së Lajpcigut në Bundesligë, sipas raportimit të mediave gjermane, kishin marrë nargjile në dhomën e hotelit ku ishin të grumbulluar.

Dy futbollistët e Gjermanisë U-19, Vitali Janelt dhe Idrisa Ture, u përjashtuan nga ekipi kombëtar pas një thyerje tepër të rëndë diciplinore të kryer gjatë grumbullimit të tyre në Shqipëri, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Kampionatit Europian 2017 për 19 vjeçarët.

Dy lojtarët të cilët ishin pjesë edhe e akademisë së Lajpcigut në Bundesligë, sipas raportimit të mediave gjermane, kishin marrë nargjile në dhomën e hotelit ku ishin të grumbulluar. Nuk dihet se si Janelt dhe Ture kanë arritur ta sigurojnë atë, por në kohën që ata kanë lënë hotelin për të qënë prezent në ndeshjen Gjermani-Shqipëri të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, e cila përfundoi me shifrat 3-2, e harruan të ndezur nargjilen në dhomë dhe kjo shkaktoi ndezjen e një zjarri. Kjo ngjarje kishte ndodhur në tetor 2016.

Por pas përjashtimit duket se vijnë lajme të mira për Idrisa Ture, të cilit do i jepet edhe një shansë në ëerders U23. Në klubin e ligës së tretë gjermane, prej sot ka filluar të stërvitet një Mega-Talent, që për fatin e tij të keq ishte përjashtuar, njofton “Bota sot”, lajmin e “Bild”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat