Hasi: Nuk dua të rrezikoj askënd

Futboll

Hasi: Nuk dua të rrezikoj askënd

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 16:58
Besnik Hasi

Trajneri i Olimpiakosit, Besnik Hasi, është ende në ditët e tij të para të punës me skuadrën greke, por ka nisur të krijojë idetë e qarta se çfarë ka nevojë. Në një intervistë të publikuar në sajtin zyrtar të Olimpiakosit, trajneri shqiptar ka bërë me dije se ka ende nevojë për afatin kalimtar, ka shumë mangësi në përgatitjen fizike të lojtarëve, si dhe ka bërë me dije kërkesat e tij për secilin futbollist.

“Miqësoret janë ndeshje për trajnerët. Aty kisha mundësi të provoja të gjithë lojtarët që kam në dispozicion. Nuk është tregues se sa minuta luan një futbollist, por ajo që unë shoh te secili prej tyre në ato minuta. Nuk dua të rrezikoj askënd sepse për shkak të mungesës së përgatitjes së plotë, rrezikojnë që të dëmtohen shpejt”, tha Hasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat