Manolas refuzon Zenitin, shpresojnë Chelsea dhe Inter

Futboll

Manolas refuzon Zenitin, shpresojnë Chelsea dhe Inter

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 19:52
Kostas Manolas

Kostas Manolas i thotë jo Zenitit. Dukej se transferimi i mbrojtësit të Romës drejt Rusisë, tek skuadra e Zenit Shën Petersburg ishte drejt finalizimit, por një vendim i momentit të fundit nga ana e grekut ka bërë që marrëveshja të mos realizohet dhe nga duart Romës i ikën jo pak, por 35 milionë Euro.Prapaktheu nga ana e futbollistit.  Manolas nuk e sheh kampionatin rus si një opsion të mirë për të vazhduar karrierën  e tij, pasi vetë ai kërkon të luaj në Premier League.

Vendimi i marrë ka irrituar drejtuesit e Zenitit.  Ndërkohë në skenë janë shfaqur dy  skuadra pretendente nga Anglia që kërkojnë të kenë në dispozicion shërbimet e mbrojtësit. Man.United dhe Chelsea, të përfshirë në garë për  Manolas janë Juventus dhe Inter. Mendohet se pas jo-s nga ana e 26-vjecarit  qëndrojnë pikërisht bardhezinjtë, përsa u përket zikaltërve ata edhe më herët kishin paraqitur ofertën e tyre, me kërkesë të trajnerit Luciano Spalleti, i cili gjatë kohës kur drejtonte verdhekuqtë, greku ishte titulllrë absolut në repartin e prapavijës.

Një gjë është e sigurtë, Kostas Manolas nuk do të jetë më pjesë e Romës, përsa i përket të ardhmes kjo mbetet dilemë, që ndoshta do të zgjidhet shumë shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat