Femra me 20 tatuazhe: Gati ta tradhtoj burrin me Mourinhon

Futboll

Femra me 20 tatuazhe: Gati ta tradhtoj burrin me Mourinhon

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 14:46
Vivien Bodycote

Një grua angleze e ka mbuluar trupin e saj me 20 tatuazhe të Jose Mourinhos. Ajo pranon se është e varur nga “Special One”. Vivien Bodycote, 59 vjeçe, thotë se i dridhen gjunjët kur me sy shikon foton e Mourinhos, të cilit ia ka kushtuar trupin e saj. Burri i Vivit, Toni, 76 vjeç, i cili u tërhoq nga puna e ndërtimit gjatë një dekade më parë, ka shpenzuar 800 paundë të pensionit për tatuazhet e fytyrës së Jose Mourinhos në të gjithë trupin e gruas së tij.

Viv tha: “Unë rrallë shkoj në qytet dhe nuk kthehem pa një tjetër tatuazh të Jose në trupin tim. Duhet të kem 20 tatuazhe prej tij, ai nuk është vetëm i veçantë, por edhe i vetmi. Për Mourinhon do të tradhtoja edhe burrin. Ai është i mrekullueshëm dhe çdo herë që e hap gazetën dhe shoh foton e tij, bie në gjunjë. Çmimi i tatuazheve të mia ka ndryshuar. Gjithçka do të thosha se kap koston e 800 funde”.

Viv nga Hinckley, Leicestershire, nuk ka qenë në një ndeshje futbolli që nga vitet ’90 me babain e saj të ndjerë, por është fiksuar me një nga emrat më të mëdhenj të këtij sporti. Gjyshja e katër fëmijëve, që u martua me bashkëshortin e saj të dytë, Tony, 15 vjet më parë, thotë se nuk do të hezitonte fare nëse ka mundësi për një takim të pasionuar me Mourinhon, raporton telesport.  Viv tha: “Nuk kalon një ditë që nuk i shikoj fotot e Jose online, unë jam e varur nga Mourinho. Nëse ai largohet nga Manchester United dhe vendos të shkojë të menaxhojë një ekip në një vend tjetër, atëherë do t’u them lamtumirë ekipeve britanike dhe do të shkoj atje. Kur nipërit e mi më thanë se u shkarkua nga Chelsea, Krishtlindjet u anuluan dhe nuk kishim më darkë. Doja vetëm t’i jepja atij një përqafim të madh dhe t’i thoja se është më i miri”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat