Fusha e rezistencës e rrethuar me male në Kosovë, kështu po rregullohet!

Futboll

Fusha e rezistencës e rrethuar me male në Kosovë, kështu po rregullohet!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2017 Në ora: 16:20
Fusha në Hogosht

Ka ditë që kanë filluar punimet në fushën e futbollit në Hogosht, apo njihet si fusha e rezistencës në kohën e okupimit.  Hogoshti njihet si fshat që i dha shumë futbollit sidomos në kohën e okupimit, ku aty u zhvilluan shumë ndeshje të Kampionatit të Republikës së Kosovës. 

Në Hogosht , në vitin 1997 në ndeshjen ndërmjet Kikës dhe Prishtinës, u ndoq nga më së 10 mijë shikues dhe kishte përfunduar me rezultat 3:3.  Në fakt, kjo fushë po rregullohet tani, t’i jepet një pamje ashtu si i ka hije. Skuadra e futbollit Kika është ngjitur në Ligën e Parë të Kosovës, e cila ka synime të jetë një skuadër stabile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat