Rodriguez: Bayern është një klub po aq i madh sa Reali

Futboll

Rodriguez: Bayern është një klub po aq i madh sa Reali

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 13:34
James Rodriguez

James Rodriguez duket shumë i lumtur me vendimin që ka marrë për t’u transferuar te Bayern. I huazuar për dy vite nga Real Madridi, me opsionin që mund të blihet përfundimisht nga bavarezët për rreth 35 milionë euro, mesfushori kolumbian i ka përshkruar me fjalët më të mira ditët e tij të para te kampionët e Gjermanisë.

“Bayern është një klub po aq i madh sa Real Madridi, në mos më i madh. Gjithmonë kam pasur respekt për këtë klub. Kur po mendoja për t’u transferuar në Munih, shihja skuadrën dhe mendoja: Atje ka po aq shumë yje sa te Reali, cilësia është e njëjta!” – është shprehur 26-vjeçari për revistën “Sport Bild”.

James e di mjaft mirë edhe historinë e rekordmenëve. “I pari që më vjen ndër mend është Oliver Kahn, një nga personalitetet më të mëdha të botës së futbollit. Ai gjithmonë ka prezantuar Bayernin dhe mentalitetin e të mos të dorëzuarit kurrë. Ka një karakter shumë të fortë, donte të fitonte gjithmonë, cilësi që gjithashtu e lidh me këtë klub. Këtu shumë lojtarë janë bërë legjenda”, – ka thënë mesfushori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat