Prishtina kthehet në Kastriot në kushtet aspak të mira

Futboll

Prishtina kthehet në Kastriot në kushtet aspak të mira

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 19:29
Pamje nga stërvitja

Pas dhjetë ditëve të përkryera të fazës përgatitore në kushtet optimale të kompleksit të hotelit “Onix” të Banjës, skuadra e futbollit Prishtina rikthehet në Kastriot – në fushën ndihmëse, aspak të mirë. Pra, bardhekaltrit po vazhdojnë vuajtjet për fushë stërvitore! Ndërsa nesër, e martë – 1 gusht, në Gjakovë nga ora 17:00 ndeshet në miqësore me Vëllaznimin – skuadra me nam e futbollit tonë e rikthyer këtë edicion në Superligë.

Ndërsa të dielën më 6 gusht në Shkup nga ora 17:00 ndeshet në stadiumin e “Çairit” me Shkupin, ish-Sloga- tre herë kampione e Maqedonisë, anëtare e elitës së futbollit të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat