Sanchez kthehet në Londër, mund të qëndrojë sërish te Arsenali

Futboll

Sanchez kthehet në Londër, mund të qëndrojë sërish te Arsenali

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 00:15
Alexis Sanchez

 Kilianit i ka përfunduar koha e shkëputjes nga aktivizimi me ekipin e Arsenalit.
 
Të Dielën ai është kthyer nga vendlindja Kili për të mbërritur në Londër.
 
Gjatë fluturimit për në Angli avioni ndaloi në Paris.
 
Mediat britanike ngritën dyshime se Sanchez mund të kishte komunikuar me drejtues të PSG-së për t?u transferuar në Francë.
 
Por SkySports beson se është normale për çdo avion të linjës nga Amerika Latine në Europë të ndalojnë për t?u furnizuar në Madrid ose në Paris.
 
Kilianit të Arsenalit iu dha leje për t ?u shkëputur nga angazhimi me ekipin e Arsenalit për shkak të sëmundjes që kishte marrë gjate kompeticionit në Kupën e Konfederatave.
 
Trajneri i Arsenalit Arsene Wenger konfirmoi qëndrimin e kilianit 28-vjeçar me ekipin londinez dhe për vitin tjetër.
 
?Detyra juaj është t?i bazoni informacionet në dyshime, kurse unë duhet të mbështetem vetëm te besimi?, deklaroi Wenger kur u pyet nëse justifikimi i Sanchez për sëmundjen ishte një mënyrë për të zgjatur qëndrimin larg ekipit të Arsenal në pritje të afrimit me një ekip të ri.
 
Manchester City dhe PSG kanë kërkuar shërbimet e sulmuesit Sanchez, por pengesë ka qenë çmimi i lartë që duhet paguar për të blerë Sanchez.
 
Sanchez do të rikthehet të përfundojë parasezonin veror me Arsenal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat