A është menaxherja seksi arsyeja që futbollistët afrikanë vijnë në Shqipëri?

Futboll

A është menaxherja seksi arsyeja që futbollistët afrikanë vijnë në Shqipëri?

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 13:34
Menaxherja e Skënderbeut me lojtarë

Prezantimi i sulmuesit në pronësi të Chievos te Skënderbeu, ishte dje lajmi i ditës në kampin korçar. Mirëpo, një vëmendje të madhe mori agjentja e tij.

Risia ishte se Ali Souepërfaqësohet, pikërisht nga italiania 35-vjeçare, Miriam Peruci.

Panorama përcjell se kjo e fundit është e njohur në shtetin fqinj, si një zbuluese talentesh në vendet afrikane. Bukuroshja italiane nuk ka munguar as dje në prezantimin e Ali Soue, të cilin e zbuloi në Gambia dhe e transferoi më pas te Kievo në vitin 2012. Edhe pse bën një pozicion, ku natyrisht dominojnë meshkujt në të gjithë botën, në Itali ajo njihet si specialiste e mirëfilltë e tregut afrikan të futbollit.

Jo më kot, tri vite më parë, Miriam u vendos në krye të klubit të ligës së tretë spanjolle, Leonesa Deportiva.

“Disa vite më parë presidenti i akademisë së futbollit në Xhenovë më bëri një propozim dhe që nga ai moment unë jam skaute e kësaj kompanie që është e pranishme në disa vende të botës.

Më pas pranova ofertën për të qenë drejtuese e klubit Leonesa Deportiva, ku si synim kishim ngjitjen në Segunda Divizion në Spanjë. Unë udhëtoj shpesh në Ganë, Gambia, Benin, Nigeri, Senegal dhe Bregun e Fildishtë. E bëj këtë për të vëzhguar lojtarë të talentuar dhe t’i transferoj në Europë.

Është një punë që e bëj me qejf dhe nuk lodhem”, tregon agjentja e Ali Soue në mediat italiane, raporton Panorama Sport.

E pyetur pse ka vendosur të punoj në tregun afrikan dhe jo atë europian, ajo shton:

“Për mua nuk duhet të ketë dallime. Një afrikan duhet të trajtohet njësoj si një europian. Nëse ne do të vendosim barriera, atëherë nuk do të shkojmë askund. Në Afrikë ka shumë talente. Një prej tyre që kam zbuluar është Ali Soue”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat