Ronaldo luan në Shkup

Futboll

Ronaldo luan në Shkup

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 17:50
Cristiano Ronaldo

Tifozët e Real Madridit kanë marrë një lajm të gëzueshëm në prag të Super Kupës së Evropës.

Real Madridi si fitues i Ligës së Kampionëve do të sfidojë Manchester Unitedin që ka triumfuar në Ligën e Evropës, për trofeun e Super Kupës së Evropës, që do të zhvillohet nesër në Shkup.

Një lajm i mirë për tifozët e ‘Los Blancos’, pasi që ylli i ekipit, Cristiano Ronaldo është përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje.

Ende nuk dihet nëse portugezi do të jetë i gatshëm për të luajtur përgjatë 90 minutave, pasi që ai i ka nisur përgatitjet me vonesë me ekipin, por prania e tij në skuadër, do të jetë një plus në vete për ekipin e Zinedine Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat