Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shkëndija-Milani

Futboll

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shkëndija-Milani

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 16:19
Ilustrim

Duke filluar prej 10 gushtit, KF Shkëndija ka lëshuar në shitje biletat për ndeshjen e kthimit të play - offit të UEFA Europa League në futboll, me Milanin më 24 gusht në Shkup. Varësisht prej pozitave në stadium biletat dhe çmimet janë të ndarë në disa kategori.

Të gjithë mbështetësit e Shkëndijës dhe dashamirët e futbollit prej sot do të mund të sigurojnë bileta për ndeshjen historike që ekipi ynë do t’i luajë si vendas. Duke parë interesin e madh për ndeshjen e kthimit të play offit të UEFA Europa League me Milanin më 24 gusht në Shkup, është vendosur që biletat të lëshohen që tani në shitje, ndërsa varësisht prej pozitave në stadium biletat dhe çmimet janë të ndarë në disa kategori.

Shitja e biletave fillimisht do të nisë online në rrjetin Mktickets, në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të Tetovës dhe te kiosku Monako në Tetovë, ndërsa ditët në vijim pika shitje do të hapen edhe në Shkup, Tiranë e Prishtinë për të cilat do të njoftojmë në mënyrë plotësuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat