Lenjani me Sionin duarthatë, Markaj fiton pikë me Winterthurin

Futboll

Lenjani me Sionin duarthatë, Markaj fiton pikë me Winterthurin

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2017 Në ora: 12:07
Pamje nga ndeshja Zurich - Sion

Futbollisti Ermir Lenjani me Sionin pësuan humbje në udhëtim me rezultat 2:0 nga Zurich. Lenjani luajti tërë takimin dhe u mundua maksimalisht. Ndërkaq, në minutën e 23-ë Rodriguez shënoi nga penalltia dhe pas tre minutave Frey për fitoren e Zurich-ut, e cila kryeson me 10 pikë klasifikimin në kampionat, kurse Sioni renditet i pesti me vetëm 6 pikë.

Deniz Markaj me Winterthurin u kthyen me një pikë të madhe, duke barazuar me rezultat 2:2 me Vaduzin. Markaj luajti titullar dhe u angazhua maksimalisht. Winterthur ka vetëm dy barazime e dy humbje, ende pa fitore, aktualisht është në vend të dhjetë (i fundit) me 2 pikë, kurse Vaduz mban pozitën e katërt me 5 pikë në Challenge League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat