Pedro: Cagliari ndërron lëkurë në varësi të kundërshtarit

Futboll

Pedro: Cagliari ndërron lëkurë në varësi të kundërshtarit

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 18:54
Joao Pedro

Të shtunën përkatësisht me 19 gusht, kampioni i Italisë, Juventusi do të ndeshet me Cagliarin, në ndeshjen hapëse të Serie A në futboll. Juve është favoritë i madh, por Cagliari fare nuk i trembet dhe beson se mund t’i befasojë kampionët. Ndeshja luhet në Torino, në orën 18.00, ndërsa trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, beson në pikët  e plota ndaj një rivalit të respektuar.

Joao Pedro, mesfushori i avancuar i Cagliarit, ka folur për “Gazzetta dello Sport” në lidhje me ndeshjen e parë të kampionatit që ekipi i tij do të luajë kundër Juventusit. “E dimë mirë se kush janë, por edhe ata e dinë se Cagliari duhet respektuar. Kemi disa ide nëpërmjet të cilave mund të ndëshkojmë rivalët. Jemi në 70 për qind të formë, por po përmirësohemi. Pas Fenerbahces dhe Palermso është parë qartë se jemi një grup i bashkuar”, ka thënë Pedro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat