Osmani: Kemi respekt të madh për Milanin

Futboll

Osmani: Kemi respekt të madh për Milanin

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 12:32
Qatip Osmani e Ferhan Hasani

Në kuadër të ndeshjes kualifikuese Europa League kundër Milanit, Shkëndija ka kryer dje seancën stërvitore dhe në përfundim të saj trajneri Qatip Osmani ka dalë në një konferencë për shtyp. Trajneri tetovar deklaroi se të gjithë e njohin Milanin dhe historinë e klubit të madh italian, por Shkëndija është e gatshme të japë më të mirën kur të dalë në fushë.
“Kemi respekt të madh për Milanin, mirëpo do të mundohemi të përgjigjemi në fushën e lojës”, tha ai. Osmani ka pranuar se kuqezinjtë e Milanos janë favoritë, por nuk ngurroi të deklaronte se skuadra e tij do të përpiqej për një rezultat pozitiv në “San Siro”.
Ai shtoi: “Ndeshja e kthimit do zhvillohet pas një jave në Shkup, por përballja e parë do të jetë shumë e rëndësishme për sa i përket çështjes së kualifikimit. Për këtë arsye, nevojitet një taktikë e mirë dhe përqendrim maksimal për ndeshjen e “San Siros”. Natyrisht edhe mbështetja e madhe e tifozëve mund të ndikojë, por, për sa na përket, ajo nuk ka munguar në asnjë moment, pasi shqiptarët nga të gjitha trevat janë bashkuar për t’i dhënë kurajë dhe zemër Shkëndijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat