Spanjë - Itali, sfidë drithëruese

Futboll

Spanjë - Itali, sfidë drithëruese

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 16:59
Lojtarët e Spanjës

“Santiago Bernabeu” do të jetë arena e përballjes së të shtunës mes Spanjës dhe Italisë, dy skuadra që kryesojnë grupin G të kualifikueseve të Botërorit 2018, ku ndodhet edhe skuadra jonë përfaqësuese.

Në lojë në këtë ndeshje është vendi i parë, që të çon direkt në fazën finale të Kupës së Botës dhe kështu që ajo merr një vlerë akoma më të madhe. Për Andres Iniestën, kjo sfidë mes Spanjës dhe Italisë është kthyer në klasiken e Evropës.

“Është një superndeshje. Kjo për cilësitë e lojtarëve të të dyja skuadrave, traditën dhe historinë e kohëve të fundit mes tyre. Është një klasike autentike”, tha Iniesta në një intervistë për të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Për një kohë të gjatë, në Spanjë, kur bëhet fjalë për skuadrën përfaqësuese, vëmendja shkon gjithnjë te Gerard Pique, i cili është fërshëllyer gjithnjë nga një pjesë e tifozëve dhe Iniesta, ashtu sikurse bëri dy ditë më parë edhe Sergio Ramos, u kërkoi tifozëve që të mos e përsërisin më këtë sjellje ndaj qendërmbrojtësit të Barcelonës. Sipas tij, respekti dhe edukata duhet të shkojnë përtej rivalitetit sportiv mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat