Shala me Shukerin, dikur bashkëlojtarë, tani kanë një emocion!

Futboll

Shala me Shukerin, dikur bashkëlojtarë, tani kanë një emocion!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2017 Në ora: 15:05
Shuker e Shala

Dikur bashkëlojtarë, Davor Shuker dhe Kujtim Shala. Davor Shuker, tani është president i Federatës së Futbollit të Kroacisë, ka pritur Kujtim Shalën, të cilin e ka mik të madh. Shuker e Shala, kanë luajtur së bashku në Dinamo të Zagrebit në fund të viteve të 90-ta, ish reprezentuesi i Kroacisë. Yjet e futbollit pa dyshim se janë në emocione, sepse nesër në orën 20.45 Kroacia në Zagreb do të takohet me Kosovën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Shuker sigurisht se pret fitoren e Kroacisë, ndërsa Shalës normalisht se i rrah zemra për Kosovën, por ka dashuri edhe për Kroacinë, se ka luajtur një kohë bukur të mirë për ta.  Sa për ilustrim, Shala mund t’i lavdërohet Shukerit, sepse kur ishte në KF Prishtina, gjithmonë Dinamo ka pasur telashe me mundur Prishtinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat