Ky gjyqtar drejton ndeshjen Maqedoni-Shqipëri

Futboll

Ky gjyqtar drejton ndeshjen Maqedoni-Shqipëri

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 14:52
Jonas Eriksson

Një gjyqtar i njohur për kuqezinjtë dhe me eksperiencë të madhe ndërkombëtare do të vendosë drejtësi në ndeshjen e së martës në Strumicë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Bëhet fjalë për suedezin Jonas Eriksson, i cili është caktuar nga UEFA për të arbitruar sfidën delikate të kuqezinjve. Eriksson nuk është një emër i panjohur për Kombëtaren Shqiptare, pasi në  7 Nëntor të dy viteve më parë ai drejtoi ndeshjen Shqipëri-Portugali.

Suedezi ka drejtuar gjithashtu edhe ndeshjen e vitit 2011 mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, por edhe eliminatoren e vitit 2007 mes Bullgarisë dhe kuqezinjve që u mbyll në barazim pa gola. 43-vjeçari që e ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2003 do të mbështetet nga asistentët Matias Klasenius dhe Daniel Uarnmark. Eriksson është një nga gjyqtarët më të rëndësishëm të FIFA-s dhe një emër shumë i njohur për futbollin ndërkombëtar. Aktualisht ai numëron 112 ndeshje ndërkombëtare dhe më shumë se 250 në Suedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat