Valverde: E kemi mposhtur finalistin e vitit të kaluar

Futboll

Valverde: E kemi mposhtur finalistin e vitit të kaluar

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 08:41
Barcelona

Ernesto Valverde e ka festuar fitoren e Barcelonës ndaj Juventusit të martën mbrëma si një fillim të ri në Ligë të Kampionëve.

Trajneri i “Blaugrana” ka thënë se Barça ia doli ta mposhtë finalistin e vitit të kaluar.

“Ne mposhtem finalistin e vitit të kaluar”, ka thënë ai.

Barcelona shënoi fitore 3-0 ndaj Juventusit mbrëmë në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, me dy gola të Messit dhe një të Rakitic.

“Ne vërtet e vlerësojmë këtë fitore. Ne e mposhtem finalistin e vitit të kaluar, duke mos pësuar gol pasi shënuam tri. Luajtëm lojë të mirë dhe shkaktuam disa probleme në pjesën e parë. Por, patëm durimin e duhur duke kthyer topin prapa dhe sulmuar”, ka thënë Valverde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat