“Plumbi qorr” godet futbollistin gjatë stërvitjeve

Futboll

“Plumbi qorr” godet futbollistin gjatë stërvitjeve

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 10:15
Baris Karamustafa

Baris Karamustafa duket se është njeriu më me fat në botë.

Futbollisti i skuadrës së Istanbul Esenler Tokatspor (I.E.T) është plagosur në këmbë e djathtë përmes një “plumbi qorr”, i cili ende nuk dihet se nga ka ardhur.

“Nuk e di nga erdhi plumbi. Por, menjëherë e ndieja dhimbje dhe më pas shikova se më kishte goditur një plumb”, tha futbollisti.

Karamustafa është dërguar në spitalin më të afërt, ndërsa policia turke ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast të pazakontë.

I.E.T theksojmë se bënë pjesë në ligën e tretë të shtetit turk, përkatësisht në regjionin e Stambollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat