Renova shijoi fitoren e parë

Futboll

Renova shijoi fitoren e parë

Nga: K.G. Më: 17 shtator 2017 Në ora: 16:01
Pamje nga një ndeshje

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës shijoi fitoren e parë në Kampionatin e Maqedonisë. Futbollistët e skuadrës shqiptare u angazhuan maksimalisht dhe ia dolën të triumfojnë me rezultat 1:0 kundër fituesit të Kupës, Pelisterit nga Manastiri.

Janë tri pikë të mëdha apo fitorja e parë pas pesë jave. Në minutën e 66-të, Nenad Mishkovski ka qenë autor i golit të fitores. Renova tani për tani mban pozitën e shtatë me pesë të fituara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat