Llapjanët mezi presin të ndeshen me Vëllaznimin

Futboll

Llapjanët mezi presin të ndeshen me Vëllaznimin

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 11:47
Pamje nga një ndeshje

Llapi dhe Vëllaznimi do takohen të shtunën më 23 shtator në “Zahir Pajaziti” që nis nga ora 13:30 dhe që i takon javës së gjashtë të Vala Superligës.

Llapi dhe Vëllaznimi që nga viti 2013 janë takuar vetëm dy herë dhe atë në kuadër të Ligës së Parë, pasi që në vitin e ardhshëm Vëllaznimi u inkuadrua në Superligë, për tu larguar vitin tjetër kur Llapi siguroi Superligën.

Ndërsa ndeshja e javës së shtatë mes Trepçës ’89 dhe Llapit do zhvillohet në mesjavë, ditë e mërkurë nga ora 15:30 në “Riza Lushta” të Mitrovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat