Finalistët për çmimin “The Best”

Futboll

Finalistët për çmimin “The Best”

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 17:02
Ilustrim

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar janë përzgjedhur si tre finalistët për çmimin “Best FIFA Men’s Player” (lojtari më i mirë për vitin 2017), që FIFA i jep futbollistit më të mirë të planetit në çdo vit kalendarik. Ronaldo e ndihmoi Real Madrid të fitonte Champions League për të dytin sezon me radhë, duke qenë golashënuesi më i mirë i veprimtarisë me 12 gola. 

Messi dhe Neymar fituan Kupën e Mbretit me Barcelonën në sezonin e kaluar, teksa argjentinasi u shpall golashënuesi më i mirë në La Liga me 37 gola. Ceremonia e dhënies së çmimit do të zhvillohet më 23 tetor në Londër.

Kandidatët

(meshkuj)

 Cristiano Ronaldo (POR / Real Madrid)

 Lionel Messi (ARGJ – FC Barcelona)

 Neymar (BRA – Barcelona/Paris Saint-Germain)

(Femra)

 Deyna Castellanos (VEN – Santa Clarita Blue Heat/Florida State Seminoles)

 Carli Lloyd (SHBA – Houston Dash/Manchester City)

 Lieke Martens (HOL – FC Barcelona)

(Trajnerë meshkuj)

 Massimiliano Allegri (ITA – Juventus)

 Antonio Conte (ITA – Chelsea)

 Zinedine Zidane (FRA – Real Madrid)

 

(Trajnerë femra)

 Nils Nielsen (DAN – kombëtarja e Danimarkës)

 Gerard Precheur (FRA – Olympique Lyonnais)

 Sarina Wiegman (HOLL – kombëtarja e Holandës)

(Portierë)

 Gianluigi Buffon (ITA – Juventus)

 Keylor Navas (CRC – Real Madrid)

 Manuel Neuer (GER – FC Bayern Munich)

 

(Goli më i bukur)

 Kevin-Prince Boateng (Las Palmas)

 Alejandro Camargo (Universidad de Concepcion)

 Deyna Castellanos (Venezuela U-17)

 Moussa Dembele (Celtic)

 Olivier Giroud (Arsenal)

 Aviles Hurtado (Tijuana Xolos)

 Mario Mandzukic (Juventus)

 Oscarine Masuluke (Baroka FC)

 Nemanja Matiq (Chelsea)

 Jordi Mboula (FC Barcelona U-19)

(Tifozët)

Borussia Dortmund

 Celtic

 FC Copenhagen

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat