Shkarkohet Hasi

Futboll

Shkarkohet Hasi

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 13:21
Besnik Hasi

Besnik Hasi nuk është më trajner i skuadrës kampione të Greqisë, Olympiacos.

Klubi grek ka njoftuar sot se ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kosovar nga detyra pas humbjes me shifrat 3:2 nga AEK-u i Athinës në fundjavë.

Olympiacos kishte epërsi prej dy golash në derbin e kampionatit grek, por në 30 minutat e fundit pësoi tre gola. Kjo humbje bëri që të hënën në mëngjes Bordi i këtij klubi të vendosë për shkarkimin e ish-trajnerit të Anderlehtit.

Hasi e kishte marrë drejtimin e Olympiacosit gjatë kësaj vere. Si pasardhës i tij mediat greke e përmendin uruguaianin Gus Poyet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat