Reagojnë ‘Dardanët’ në lidhje me ndeshjen Islandë-Kosovë

Futboll

Reagojnë ‘Dardanët’ në lidhje me ndeshjen Islandë-Kosovë

Nga: K.Goca Më: 28 shtator 2017 Në ora: 11:56
Dardanët

Tifozët “Dardanët” reagojnë në lidhjen me ndeshjen Islandë-Kosovë, e cila do të zhvillohet me 9 tetor në Reikjavik. “Edhe pse me rregulla të UEFA 5% te biletave ju takon tifozëve mysafir, ‘Dardanët’ nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen e 9 tetorit qe Kosova luan ndaj Islandës.

Përmes një imell Federata Islandeze ka konfirmuar që FFK nuk ka bërë kërkesë për bileta. Detaje rreth organizimit të ndeshjes së 6 tetorit kundër Ukraines, do ti postojmë në ditët në vijim.

Do të udhëtojmë masovikisht drejt Shkodrës për herë të fundit. HAJDE KOSOVË”, thuhet në faqen e “Dardanëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat