Lojtarët e Italisë nuk do stërviten në Shqipëri

Futboll

Lojtarët e Italisë nuk do stërviten në Shqipëri

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 06:20
Futbullistet

Mesa duket t’i marrësh autograf ndonjë lojtari të Italisë, do të jetë një mision i pamundur.

Italia do të vijë e do të largohet “e blinduar”, duke mos kryer as stërvitje në Shqipëri.

Sot është zyrtarizuar axhenda e kombëtares axurre, që do të zbarkojë të dielën në 17.30 në Aeroportin “Nënë Tereza” dhe do të niset menjëherë drejt Shkodrës.

Aty, konferencë për shtyp në 20.45 dhe më pas izolim total deri në orët para ndeshjes, ndërsa nuk do të zhvillohet asnjë seancë stërvitore, për shkak të motit të keq dhe rrezikut të prishjes së fushës së “Loro Boriçit”, që është “sakatuar” edhe nga sfida mes Kosovës e Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat