Cahill shuan ëndrrën e Sirisë

Futboll

Cahill shuan ëndrrën e Sirisë

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 16:55
Pamje nga ndeshja

Ëndrra e Sirisë për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ është shuar në Sydnej. Kombëtarja e shtetit të shpartalluar nga lufta bëri një performancë fantastike në kualifikueset, por u ndal në hapin e fundit para se të siguronte të drejtën për të luajtur në “play-off”-in ndërkontinental kundër vendit të 4-t në kualifikueset e Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Ndeshja e parë përballë Australisë u mbyll me rezultatin 1:1, ndërkohë që edhe 90 minutat e dyta u mbyllën sërish 1:1. Pas vazhdimeve Australia fitoi me rezultat 2:1 dhe vazhdon tutje. Për Australinë shënuan: Cahill (13' e 109') dhe për Sirinë: Al Soma (6').

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat