Kosova pësoi humbje edhe nga Uellsi

Futboll

Kosova pësoi humbje edhe nga Uellsi

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 16:02
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës U-17 ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të parakualifikimeve për Evropianin “Anglia 2018”. Pas Holandës, të përzgjedhurit e Besnik Kollarit pësuan humbje nga Uellsi, me rezultat 2:0. Kombëtarja jonë luajti mjaft mirë deri në minutën e 71-të, kur pas një gjuajtje nga këndi uellsianët shënuan nëpërmjet Callum Watts, i cili e dërgoi topin në rrjetë me gjuajtje me kokë. Ndërkohë, epërsinë në 2:0 e shtoi Isaak Davies, në minutën e 81-të, me një gjuajtje të fortë nga brendësia e zonës pas një kundërsulmi të shpejtë, ngase në atë periudhë loje futbollistët tanë u përpoqën me të gjitha forcat që ta gjejnë golin e barazimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat