Goditet Flamurtari, humbë ndeshjen në tavolinë nga Vëllaznimi

Futboll

Goditet Flamurtari, humbë ndeshjen në tavolinë nga Vëllaznimi

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 15:14
Pamje nga ndeshja e fundit

Komisioni i Garave i Vala Superligës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, me rastin e regjistrimit e ndeshjeve të javës së 11-të në Vala Superligë shqyrtoi tërë materialet e deponuara dhe konform nenit 58 të Propozicioneve të Garave, mori këtë vendim: “Ndeshja e ndërprerë e javës së 11-të e Vala Superligës së Kosovës ndërmjet KF Flamurtari – KF Vëllaznimi, regjistrohet me  rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Vëllaznimi.

Arsyetimi: Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Flamurtari – KF Vëllaznimi e vlefshme për javën e 11-të të Vala Superligës së Kosovës, konstatoi se ndeshja është ndërprerë në kohën shtesë 90+ për shkak se në momentin e barazimit të rezultatit të ndeshjes në fillim një shikues ka hyrë në fushë dhe ka goditur lojtarët e KF Vëllaznimi me shkop, pastaj kanë hyrë edhe disa shikues të tjerë dhe është krijuar një rrëmujë para portës së Vëllaznimit dhe gjyqtari e ka ndërprerë ndeshjen për shkak të situatës së krijuar, andaj Komisioni i Garave konform nenit 51, paragrafi 1 të Rregullores Disiplinore e regjistron ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në  të mirë të KF Vëllaznimi”, thuhet nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat