Valverde: Barça jashtë La Ligas? Nuk flas për supozime, me Bilbaon ndeshje speciale

Futboll

Valverde: Barça jashtë La Ligas? Nuk flas për supozime, me Bilbaon ndeshje speciale

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 23:50
Ernesto Valverde

Shpallja e pavarsisë nga ana Katalonjës nuk e tremb aspak trajnerin e skuadrës blaugrana Ernesto Valverde se Barcelona mund të mbetet jashtë La Ligas në një të ardhme të afërt. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Athletic Bilbaos, trajneri i Barçës la mënjanë çështjet politike duke u fokusuar vetëm te sfida ndaj ish skuadrës së tij që do të jetë me të vërtetë speciale për numrin 1 të stolit të Barcelonës.

“ Barcelona jashtë La Ligas? Deri tani kjo gjë nuk ka ndodhur. Nuk më pëlqen të flas për supozime, është më mirë të lëmë mënjanë çështjet politike dhe të flasim për anën sportive, sepse në politikë gjërat ndryshojnë çdo gjysmë ore. Athletic Bilbao? Është një skuadër shumë e fortë kur luan në San Mames. Jo vetëm tani pasi kështu ka qenë gjithmonë. Luajnë me shumë intensitet në shtëpinë e tyre dhe për ne ky takim do të jetë i vështirë por do të luajmë vetëm për fitore. Për mua do të jetë një sfidë e veçantë pasi kalova vite të bukura te Bilbao”, deklaroi Ernesto Valverde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat