Mehmeti: Ku janë gjithë këta lojtarë?

Futboll

Mehmeti: Ku janë gjithë këta lojtarë?

Nga: K.Goca Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 11:47
Dikur

Futbollisti Kastrioti Mehmeti shtron pyetjen ku na mbeten këta talent të futbollit. “A thua, ku janë gjithë këta lojtarë qe u rriten në klubin e zemrës KF DRENICA dhe asnjeri nga këta lojtar sot nuk janë pjesë e futbollit. A duhet te jap dikush përgjegjësi për këta lojtar që çdo njëri prej tyre ka pas cilësi që të jenë pjesë e klubit dhe u rriten në KF Drenicë. Shumë nga këta lojtar që vetëm pak nëse kishe pas klubi i Drenicës kryetar dhe njerëz që kanë dije për sport, sot këta lojtarë do të ishin lojtar kryesor në klubet e Kosovës.

A thua pse ky klub asnjëherë nuk ndryshon dhe nuk pretendon për titull ose për Kupë, pse çdo herë në klubin e Drenicës janë njerëz për interesa të veta. Pse po keqpërdoret klubi”, shkruan Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat