Serbët shovenistë tërbohen nga flamuri shqiptar i vendosur në stadium

Futboll

Serbët shovenistë tërbohen nga flamuri shqiptar i vendosur në stadium

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 10:53
Serbët shovenistë tërbohen nga flamuri shqiptar i vendosur në stadium

Një flamur shqiptar i vendosur në vend të reklamave në ndeshjen e zhvilluar në Londër mes Arsenalit dhe Crvena Zvezdës duket se ka tërbuar pa masë tifozët serbë…

Edhe pse në fushë nuk ishte as Shkodran Mustafi, as Granit Xhaka, flamuri kuqezi ishte shpalosur në pjesën e dedikuar të reklamave, në vijat anësore të fushës. Kjo gjë ka nxitur reagimin e mediave serbe, të cilat e kanë cilësuar si provokim.

“Si ndodhi kjo? Flamuri shqiptar në duelin Arsena – C. Zvezda”, shkruan në titullin e saj një farë portali serb, "Alo.rs".

Edhe pse ndeshja përfundoi në barazim 0-0, “goli” serbëve u erdhi nga flamuri shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat