Shaqiri me notën më të mirë nga “Daily Mail”

Futboll

Shaqiri me notën më të mirë nga “Daily Mail”

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 14:45
Shaqiri

Ylli nga Kosova është më i merituari për pikën e madhe që e ka fituar Stoke City në përballje me Leicester Cityn, e cila përfundoi me rezultat 2:2, në ndeshjen e javës së 11-të të Premier League në futboll. Shaqiri shënoi dhe asistoi në golin e dytë. Në minutën e 33-të, Iborra kaloi në epërsi mysafirët, por pas gjashtë minutave (39’) Shaqiri  doli i vetmuar dhe me mjeshtri shënoi për 1:1. Mysafirët sërish në epërsi falë golit të Mahrezit në minutën e 60-të. Sërish në skenë Shaqiri i cili nga rivënia e këndit harkoi për bukuri dhe Crouch me kokë shënoi për 2:2  në minutën e 73-t. ‘Daily Mail’ vlerësoi me notën 8 Xherdan Shaqirin.

Ja lojtarët e vlerësuar, Stoke City: Butland 6.5; Zouma 6.5, Shawcross 6.5, Wimmer 6, Pieters 5.5; Fletcher 6, Allen 6; Diouf 6 (Berahino 86), Shaqiri 8, Ramadan 5.5 (Crouch 69 7.5); Choupo-Moting 7.

Leicester: Schmeichel 7; Simpson 6, Morgan 6, Maguire 6.5, Fuchs 6; Mahrez 7.5, Iborra 7 (King 66 6), Ndidi 6, Gray 7 (Albrighton 80); Okazaki 6.5 (Iheanacho 58 5.5); Vardy 6.5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat