Feronikeli shpartalloi Besën, lideri mundet në Gjilan

Futboll

Feronikeli shpartalloi Besën, lideri mundet në Gjilan

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 15:14
ilustrim

Besa e Pejës u shpartallua tërësisht nga Feronikeli, duke pësuar humbje me rezultat 5:0, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë. Skuadra nga Drenasi bëri lojë fantastike dhe gjithçka u vulos për 45 minutat e parë kur vendasit pësuan tri herë. Në minutën e 10-të, Prekazi me kokë qëllon shtyllën. Futbollisti Mark Milicaj ishte në formë të mirë dhe shënoi dy gola, në minutën e 28-të dhe në atë të 41-tën. Në fund të pjesës së parë, Elshani realizoi për 0:3.  Në minutën e 61-të, Lushtaku thelloi në 0:4 dhe Arifaj shënoi për rezultatin përfundimtar 0:5.

Feronikeli ngjitet në vend të pestë me 22 pikë, ngec për katër pikë nga lideri Llapi, ndërsa Besa është në pozitën e 10-të me 13 pikë. Gjilani e mundi liderin Llapin nga Podujeva, me rezultat 2:0. Në minutën e 17-të, Haxhimusa asiston te Rusi i cili shënon për 1:0.

Duhet theksuar se Gjilani ka qenë me fat në dy raste. Në minutën e 45-të, Zhdrella gjuan bukur nga goditja e dënimit, shtylla e shpëton Gjilanin. Në minutën e 63-të, Gjilani me fat, pasi që gjuajtja e Edon Zeqirit nga rreth 20 metra, ndalet në shtyllë. Në minutën e 80-të, Thaçi për mrekulli asistoi te Rusi që shënon për 2:0. Gjilani renditet në vend të tretë me 23 pikë, ka tri me pak se Llapi që është në krye të tabelës pas 14 jave në elitën e futbollit.

Valla Superliga e Kosovës

Drenica-Trepça '89      1:0

Liria-Prishtina    1:0

Flamurtari-Drita 1:1

Vllaznia-Vëllaznimi    1:2

Besa-Feronikeli  0:5

Gjilani-Llapi       2:0

Tabela

1. Llapi      14     8       2       4       26

2. Prishtina         14     7       4       3       25

3. Gjilani   14     5       8       1       23

4. Drita      14     5       7       2       22

5. Feronikeli       14     5       7       2       22

6. Liria       14     6       4       4       22

7. Trepça '89       14     6       3       5       21

8. Vëllaznimi      14     5       6       3       21

9. Drenica  14     5       3       6       18

10. Besa     14     4       1       9       13

11. Flamurtari     14     1       5       8       8

12. Vllaznia        14     1       2       11     5

Në javën e 15-të, do të takohen: Llapi-Feronikeli, Flamurtari-Besa, Drita-Liria, Prishtina-Drenica, Trepça '89-Vllaznia dhe Vëllaznimi-Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat