Në selinë e FFK-së, është hedhur shorti i Kupës së Republikës së Kosovës në futboll. Prishtina do të sfidohet nga rivali kryeqytetas, Flamurtari. Sfida më interesante krahas Prishtinës e Flamurtarit do të jetë edhe ajo në mes Dritës nga Gjilani e Feronikelit të Drenasit, Ballkanit të Therandës dhe Trepçës nga Mitrovica, po ashtu edhe fituesi i Kupës së edicionit që lamë pas, Besa e Pejës ndeshet me kampionin në fuqi Trepçës ’89, si dhe Lirisë nga Prizrenit e KEK-u nga Kastrioti.
Çiftet e rrethit të tretë:
Kosova(P)- Kika
Vllaznia(P) – Llapi
Ramiz Sadiku – Vushtrria
Arbëria(D) – Ratkoci
Istogu – Vitia
Drita- Feronikeli
Ballkani – Trepça
Besa – Trepça 89
Ulpiana – Drenica
Flamurtari – Prishtina
Gjilani – Rinia
Vëllaznimi – Behari