7 klubet që nuk dinë për humbje këtë sezon

Futboll

7 klubet që nuk dinë për humbje këtë sezon

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 00:28
Barcelona

Interi, Napoli, Manchester City, Barcelona, Valencia, Atletico Madridi dhe PSG-ja, janë shtatë klubet e vetme në top pesë ligat e Evropiane që nuk dinë ende për humbje.

Interi dhe Napoli janë dy skuadrat që ende nuk din për humbje në Serie A. Interi ka nëntë fitore dhe tri barazime, ndërsa lideri, Napoli, pas 12 xhirove regjistron 10 fitore e 2 barazime.

Në Premierligë, vetëm Manchester City ende nuk është njoftuar me humbjen.

Të besuarit e Pep Guardiolas e kanë nisur sezonin furishëm ku pas 11 xhirove, regjistrojnë 10 fitore e një barazim.

Në Spanjë, Barcelona, Valencia dhe Atletico Madridi – janë tri skuadrat që ende nuk dinë për humbje.

Barça pas 11 xhirove në La Liga regjistron 10 fitore dhe vetëm një barazim, duke lënë prapa Valencian me katër pikë, e cila regjistron tetë fitore e tri barazime, kurse Atletico regjistron gjashtë fitore dhe pesë barazime.

Në Francë PSG-ja është skuadra e vetme që ende nuk është njoftuar me humbjen ku pas 12 xhirove në Ligue 1, regjistron 10 fitore e dy barazime.

Nga pesë ligat më të forta, vetëm në Bundesligë të gjitha skuadrat kanë pësuar së paku një humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat